Numri i personave të cilët kanë dorëzuar kërkesë për azil në vendet e BEsë, është zvogëluar për një të tretën në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, publikoi sot Agjencia evropiane për statistikë.
Në raport, agjencia ka vërejtur 290.000 kërkesa individuale në katërmujorin e parë të këtij viti, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2015 janë vërejtur 426.000 kërkesa.
Numri më i madh i kërkesave për azil, madje 102.000 kërkesa janë dorëzuar nga emigrantë nga Siria, ndërsa kërkesat e tjera për azil janë me prejardhje nga Iraku dhe Afganistani.
Gjermania pranoi bindshëm numër më të madh të kërkesave, atje kanë aplikuar madje 61 për qind nga numri i përgjithshëm i emigrantëve në një vend të BEsë.
Numër më të vogël, vetëm pesë kërkesa pranoi Estonia, ndërsa në Slloveni kanë dorëzuar gjithsej 15 emigrantë.