Site icon Telegrafi

Pëson krizë shëndetësore, godet me veturë vajzën në Birmingham – shpëton mrekullisht

Ky është momenti kur shoferi i një veture humb kontrollin mbi timonin dhe godet një vajzë, e për pak sa nuk e tërheq zvarrë edhe vëllain e saj që ishin në përkujdesin e një gruaje.

Një Mercedes i zi futet me shpejtësi në trotuar në afërsi të një marketi në Birmingham të Anglisë, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur vajza e vogël përplaset për tokë, e vëllai i saj për një “fije floku” i shpëton goditjes.

Megjithatë që të dy janë dërguar me urgjencë në spital për tretman, ku është konstatuar se asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime serioze.

Besohet se shoferi i veturës kishte pësuar një krizë shëndetësore, e ekipet e ndihmës së shpejtë me të dalë në vendin e ngjarjes e kishin ndihmuar edhe shoferin që gjithashtu nuk ka pësuar ndonjë lëndim. /Telegrafi/

Exit mobile version