Site icon Telegrafi

Pëson arrest kardiak sapo hyri në ujë, vdes pushuesi në Durrës

Një pushues i moshuar është gjetur i pajetë në plazhin e Porto Romanos, në qytetin e Durrësit.

Sipas policisë dyshohet se 64-vjeçari ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në ujë.

“Rreth orës 18:30, në Porto Romano, Durrës, shtetasi B. H., 64 vjeç, sa ka rënë në kontakt me ujin kur është futur në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.”

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës./A2 CNN

Exit mobile version