Site icon Telegrafi

Pësoi tre gola, por Berisha mbetet më i miri

TURIN, ITALY - JANUARY 14: Etrit Berisha of SS Lazio directs his defense during the TIM Cup match between Torino FC and SS Lazio at Stadio Olimpico di Torino on January 14, 2015 in Turin, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Etrit Berisha ndoshta për shumëkënd nuk e ka nisur mirë aventurën e tij me Atalantën pasi pësoi tre gola ndaj Cagliarit.

Por portieri shqiptar po cilësohet si hero i zi kaltërve nga mediat italiane pasi ka shpëtuar nga shumë gola skuadrën e tij.

Pas përfundimit të takimit, Berisha u vlerësua me notën më të madhe tek skuadra e Atalantës 7.

E përditshmja bergamase, ‘Bergamopost.it’, ka shkruar një titull interesant “Falë zotit që ishte Berisha”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë

“Debutim i mrekullueshëm për Berishën edhe pse skuadra pësoi tre gola. Nuk mundi të bënte asgjë në rastin e golit të Borriellos, por ishte fantastik në minutën e 34-të përballë Sau dhe pritje e shkëlqyer përsëri ndaj Borriellos pesë minuta më vonë”.

“Ishte minuta e 54-të kur Joao Pedro tentoi të shënoi por Berisha shpëtoi portën ashtu si në minutën e 71-të dhe në fund të takimit. Në golin e Sau nuk pati se çfarë të bënte pasi ishte devijim, ndërsa u dorëzua tek goli i Borriellos”, shkruhet në faqen ‘Bergamopost.it’.

Pas kësaj paraqitje mbetet të shihet nëse në ndeshjen e radhës ku Atalanta pret në shtëpi Palermos do të qëndroi Berisha apo do të rikthehet Sportiello. /Telegrafi/

Exit mobile version