Site icon Telegrafi

Pësoi një lëndim në gju, Gabriel Jesus në dyshim për sfidën ndaj Liverpoolit

Arsenal duket se do jetë pa shërbimet e Gabriel Jesus për sfidën e sotme (e diel) në kuadër të raundit të tretë të FA Cup ndaj Liverpoolit në “Emirates”.

Braziliani ka pësuar një lëndim në gju dhe pritet t’i nënshtrohet një testi mjekësor për ta përcaktuar shkallën e lëndimit.

Teksa lëndimi mendohet se nuk është aq serioz, Jesus ka një histori të keqe sa i përket lëndimeve në gju, andaj “Topçinjtë” nuk do ta rrezikojnë atë.

Jesus mungoi në pesë javët e para të sezonit, pasi iu nënshtrua një operacioni të vogël në gju për të eleminuar një problem që e kishte shqetësuar gjatë tërë karrierës së tij.

Mikel Arteta në anën tjetër kërkon triumfin për herë të dytë në FA Cup, mirëpo Liga Premier është prioriteti i Arsenalit.

Në rast se ndeshja e sotme nuk përfundon me barazim duke shtuar nevojën e një ndeshje të kthimit, Arsenali do të ketë një pushim prej dy javësh, para se të luajnë ndaj Crsytal Palace.

Lexo po ashtu Zbulohet arsyeja pse Liverpooli do të luaj me fanellën e tretë ndaj Arsenalit

Daily Mail raporton se Jesus me shumë mundësi do ta humbasë duelin ndaj Liverpoolit dhe do të punojë për të qenë në dispozicion për ndeshjen ndaj Crystal Palace.

Arsenal ka vuajtur këtë sezon në aspektin e shënimit të golave dhe tani në mungesë të Jesus, vendin e tij në formacion pritet që ta zë Eddie Nketiah./Telegrafi/

Exit mobile version