Conor McGregor po kërkon që të përballet sërish me Dustin Poirierin në luftë për titull.
Dueli i parë mes dy yjeve të MMA i kishte takuar irlandezit që kishte fituar në vitin 2014.
Por, në mëngjesin e të dielës së javës që shkoi, amerikani e gjunjëzoi me nokaut The Notoriusin.
Tani, McGregor ka kërkuar që të ketë një trilogji mes tyre dhe të ketë shansin të luftojë për titull.
“Ai tashmë po ngacmon të gjithë për të marrë ndeshjen e revanshit; ai do ta donte shumë revanshin dhe nuk mendoj se Dustin është kundër kësaj” ka thënë trajneri i tij John Kavanagh për ESPN.
“Nëse mund ta marrim atë para verës, kjo do të ishte e mahnitshme; nëse nuk është kështu, mbase ai shkon në boks”.
“Ne jemi një, ne i dhamë atij rimeçin dhe shpresoj që ai të kthejë ndjenjat. Nëse lufta do të kishte shkuar në rrugën tonë do të ishte mirë të shikosh Nate Diaz për rripin, por kjo është ajo që ndez zjarrin tek ai”.
“Unë po e kërkoja në jaht dhe ai ishte në palestër duke bërë një stërvitje me pesha të rënda rreth një orë; kjo ju tregon se ku është ai”.
“Kjo është një kthesë e madhe, kjo është historia, është njëra për tjetrën. Ata janë atje lart në renditje, ata janë luftëtarë të njohur dhe është një ndeshje e bukur”.
“Dustin po kalon me besim të lartë, jam i sigurt se besimi i tij është shumë i lartë. Ne duhet ta rregullojmë atë teknikë me këmbë dhe disa gjëra të tjera, por Dustin vs Conor III për rripin në maj do të ishte mahnitëse”, ka shtuar më tej trajneri i irlandezit
McGregor u kthye në jahtin e tij pas luftës dhe tani është në Dubai ndërsa konsideron lëvizjen e tij të radhës. /Telegrafi/