Site icon Telegrafi

Pësoi humbje, por Ronaldo e gjeti mbështetjen te Georgina Rodriguez që u shfaq atraktive në tribuna

Foto: Getty Images/Guliver/ Georgina Rodriguez/Instagram

Juventusi ka pësuar humbje nga Ajaxi në shtëpi me rezultat 2-1, duke kaluar në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 3-2, në Ligën e Kampionëve.

Zonja e Vjetër kaloi në epërsi me golin e Ronaldos, por Ajax u kundërpërgjigj me De Beek dhe De Ligt.

Si rrjedhojë, Juventusi humbi shansin për tu kualifikuar në fazat pasardhëse, dhe edhe këtë vit do ta shijojë finalen nga ekrani.

Christiano Ronaldo (Foto: Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

Cristiano Ronaldo i cili u veçua për performancën e tij në fushën e gjelbër, edhe këtë herë pati mbështetjen e tij më të madhe në tribuna.

Partnerja e tij, Georgina Rodriguez, gjendej në sektorin VIP të “Allianz Stadium” në Torino.

Ajo publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive e veshur në një fustan të zi të shkurtër, përmes së cilit vuri në pah këmbët atraktive.

Fustani me printime i kombinuar me çantën e gjelbër dhe çizmet e gjata, i dhanë bukuroshes një pamje edhe më tërheqëse.

Me gjithë trishtimin për mos-kualifikim të mëtejshëm, Ronaldo duket se e ka gjetur ngushëllimin te Georgina, e cila e ka bërë për vete me këtë pamje kaq tërheqëse. /Telegrafi/

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version