Tahir Batatina është dominuar pas disfatës së radhës nga Llapi në kuadër të javës së 14-të në Superligën e Kosovës
Llapjanët u mposhtën 2-0 në shtëpi nga Prishtina, derisa trajneri i tyre tha se ata e kanë dominuar takimin.
“Ishte një ndeshje e vështirë për ne. Dominuam në pjesën e parë. Kur nuk shënon është vështirë të fitosh”, ka thënë trajneri i Llapit për ‘ArtSport’.
“Kishim raste edhe në pjesën e dytë, pranuam dy gola të lehtë që nuk është dashur t’i pranojmë. U dënuam nga dy gjysmë raste. Kur nuk shënon e pëson”.
“Duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës. Nëse luajmë kështu nuk do të na mungojnë rezultatet”, ka shtuar Batatina. /Telegrafi/