Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një gruaje që ka ndodhur të enjten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bashkëshorti i viktimës ka deklaruar se ajo ka vdekur për shkak të mostrajtimit të duhur nga ana e mjekëve.
Sipas të njëjtit person, viktima kishte pranuar tretman mjekësor në fshatin Rogaçicë, pasi ishte me grip sezonal.
Aty, thuhet se ajo ka marrë një gjilpërë dhe pastaj ka pësuar arrest kardiak.
“Prishtinë 16.12.2021 – 20:20. Nga Emergjenca QKUK është raportuar se viktima femër kosovare kishte ndërruar jetë. Sipas ankuesit mashkull kosovar gruaja e tij kishte ndërruar jetë si shkak i mostrajtimit të duhur nga ana e mjekëve. Sipas ankuesit, viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në fshatin Rogaçicë pasi që ishte me grip sezonal dhe pas marrjes se një ampule (gjilpëre) kishte pësuar arrest kardiak-shok. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/