Telegrafi

Peshku me ngjyra të shndritshme i gjetur në thellësi, merr emrin e perëndeshës së dashurisë (Foto)

Zhytësit që po hulumtonin në thellësi të Oqeanit Atlantik, e kanë gjetur një peshk me ngjyra shndritëse pink dhe verdhë në të gjelbër.

Për herë të parë, këtë gjallesë e kanë parë në 120 metra thellësi, derisa lëvizte me shpejtësi nëpër koralet e tabanit te detit, ku mungojnë rrezet e diellit, transmeton Telegrafi.

Ekipi i zhytësve që po e filmonin nga afër, ishin aq të mahnitur me gjetjen, sa që nuk i vërenin peshkaqenët gjigant që po iu lundronin sipër.

Ngjyrat mahnitëse të peshkut të rrallë

I emëruar Afërdita, sipas perëndeshës greke të dashurisë, gjallesa e mahnitshme nuk është parë ndonjëherë. Prej se e gjetën 695 kilometra larg, brigjeve të Brazilit.

“Është peshku më i bukur që ekziston. Na merreshin sytë tek e shihnim, nuk kishte mundësi që të mos e emëronim sipas këtij personazhi mitologjik”, ka thënë një prej ekipit të zhytësve.

Raportohet se është një peshk i rrallë, që jeton në hapësirë prej 30 deri në 60 metra katror. Meqenëse është shumë herët, hulumtuesit nuk patën mundësi të japin ndonjë detaj shtesë. /Telegrafi/