Telegrafi

Peshkatari tha se nuk kishte parë diçka të tillë: Momenti kur dy peshkaqenë gllabërojnë një balenë në brigjet e Australisë

Pamjet dramatike kanë kapur momentin kur dy peshkaqenë të mëdhenj të bardhë gllabëruan trupin e pajetë të një balene të madhe.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jesse Gibson dhe shoku i tij James Powley regjistruan pamjet ndërsa po peshkonin në brigjet e Yallingup në Australinë Perëndimore këtë fundjavë.

Në video, burrat tingëllojnë të befasuar kur kishin vënë re trupin e madh të ngordhur, që po gllabërohej.

Ndërsa peshkaqenët prej 4.5 metrash hanë trupin e balenës, peshkatarët mbesin në barkën e tyre dhe shikojnë më tej.

Jesse tha se peshkaqenët u sollën për rreth 10 minuta para se të fillonin të hanin trupin e pajetë.

“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Ishte një herë në jetë”, ka thënë Gibson. /Telegrafi/