Site icon Telegrafi

Peshkatarët vozisnin nëpër autostradë, një pjesë e trupit të peshkaqenit dilte prej rimorkios (Video)

Të pranishmit në një autostradë në Sydney të Australisë, mbetën të hutuar kur panë një peshkaqen të përgjakur, një pjesë e trupit të së cilit dilte prej rimorkios së një veture.

Krijesa e kapur prej disa peshkatarëve, ishte vënë në pozitën më të përshtatshme ndërsa dukej sikur në çdo moment mund të rrëshqiste prej aty, transmeton Telegrafi.

Raportohet se ata e kishin zënë në Botany Bay, ndërsa kanë vozitur për 40 kilometra në atë formë, derisa e kanë dërguar në shtëpi.

Me 2.4 metra gjatësi dhe peshë prej 165 kilogramëve, ky peshkaqen me t vërtetë mund të konsiderohet si trofe, por mënyra si e trajtuan pas kapjes nuk iu ka sjellë atyre ndonjë lëvdatë. /Telegrafi/

Exit mobile version