Kellen Keglor ka qenë me miq duke peshkuar në brigjet e Floridas në Shtetet e Bashkuara, kur e kanë parë një peshkaqen që hidhej sipër sipërfaqes së detit.
Ata kanë nisur të bërtasin, që kur gjallesa e ujërave është hedhur dhe e ka grabitur një peshk të zënë në grep, transmeton Telegrafi.
Më pas, siç mund të shihet edhe në videon e postuar më poshtë, peshkaqeni ka bërë edhe disa hedhje duke i lënë ata të mahnitur.
“Ishte e pabesueshme të shihej një peshkaqen aq i madh, që kërcen disa metra në ajër. Është e vështirë të shihet kjo krijesë, e aq më pak në një aksion të tillë”, ka thënë Keglor lidhur me rastin. /Telegrafi/
https://youtu.be/tC38PuOxwRA