Telegrafi

Peshkaqeni u përpoq ta sulmonte Michael Phelpsin gjatë përgatitjeve për garën që ka tërhequr vëmendje të madhe (Video)

Kampioni olimpik, Michael Phelps, ka marrë pjesë në një përgatitje të frikshme në kafaz para garës së tij kundër kafshës vdekjeprurëse – peshkaqenit.

Fituesi i 28 Medaljeve Olimpike ka qëndruar në bregdetin jugafrikan për t’u mësuar që t’i përshtatet temperaturës së oqeanit.

Lexo po ashtu Phelps kundër peshkaqenit – në shumë raste njeriu ka garuar me kafshët (Foto)

Sportisti i pensionuar është mbyllur në një kafaz, ndërkohë që shihet peshkaqeni duke shkuar drejt tij.

Kafsha e rrezikshme i afrohet shumë afër, madje kapet për kafazi në përpjekje që ta kafshojë notarin.

Gara me peshkaqenin e notari më të madh të të gjitha kohërave ka tërhequr vëmendje të madhe, ndërsa do të transmetohet nga Discovery Channel (rreth orës 2:00 të mëngjesit të të hënës me orën tonë). /Telegrafi/