Kampioni olimpik, Michael Phelps, ka marrë pjesë në një përgatitje të frikshme në kafaz para garës së tij kundër kafshës vdekjeprurëse – peshkaqenit.
Fituesi i 28 Medaljeve Olimpike ka qëndruar në bregdetin jugafrikan për t’u mësuar që t’i përshtatet temperaturës së oqeanit.
Sportisti i pensionuar është mbyllur në një kafaz, ndërkohë që shihet peshkaqeni duke shkuar drejt tij.
Kafsha e rrezikshme i afrohet shumë afër, madje kapet për kafazi në përpjekje që ta kafshojë notarin.
https://www.youtube.com/watch?v=3W4OIeG-o_g
Gara me peshkaqenin e notari më të madh të të gjitha kohërave ka tërhequr vëmendje të madhe, ndërsa do të transmetohet nga Discovery Channel (rreth orës 2:00 të mëngjesit të të hënës me orën tonë). /Telegrafi/