Site icon Telegrafi

Peshkaqeni sulmon gruan dhe ia ngul dhëmbët e mprehtë në kraharor, kamera filmoi luftën për jetë – instruktori e shpëtoi në momentet e fundit

Një grua nga Gjermania është sulmuar nga peshkaqeni derisa ajo ishte zhytur në Detin e Kuq, e kamera e filmoi momentin kur dhëmbët e mprehtë të peshkaqenit iu ngulën në kraharor.

Ajo u shpëtua nga instruktori i cili detyroi peshkaqenin të largohet, derisa zhytësit e tjerë me shpejtësi dolën mbi sipërfaqen e ujit, transmeton Telegrafi.

Ajo ka pësuar një plagë të thellë në kraharor dhe menjëherë pas dërgimit në spital, i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.

Ekspertët thonë se ishin pikërisht rrobat speciale të trasha për zhytje që e shpëtuan nga lëndimet edhe më serioze.

“Jam e lodhur, por e lumtur që gjithçka ka përfunduar mirë. Jam gjallë, ende më kujtohet gjithçka, madje aq shumë – sa që të jem falënderuese që jam gjallë”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

 

Exit mobile version