Ky është momenti tronditës kur peshkaqeni më i “shpejtë në botë” u hodh në kuvertën e një varke dhe gati sa nuk goditi një grup peshkatarësh të habitur.
Videoja e shpërndarë nga Cameron Sinclair, një nga peshkatarët në bordin e varkës së peshkimit, tregon një peshkaqen të Atlantikut duke kërcyer pranë varkës.
Grupi ishte duke peshkuar në brigjet e Massachusetts në SHBA në fundjavë kur bisha e detit u përplas pikërisht në kuvertë.
Teksa po përgatiten të marrin peshkaqenin në pjesën e prapme të varkës, një peshkaqen tjetër shfaqet pranë tyre dhe rrokulliset në ajër.
Peshkaqeni godet fortë kuvertën, duke i lënë peshkatarët të gulçojnë dhe të ikin të tronditur.
Njëri prej tyre hedh shkopin e peshkimit dhe vrapon lart në shkallë ndërsa shoku i tij është bllokuar në qoshe.
Ai shikon peshkaqenin që lëviz në kuvertë dhe i siguron grupit se është mirë dhe i padëmtuar.
Sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës në SHBA, peshkaqenët mako janë të listuar si “specie të ndaluara”, që do të thotë se ata nuk mund të peshkohen. /Telegrafi/