Një grua e dytë ka vdekur në një pikë turistike në Egjipt nga një sulm i peshkaqenit.
Një lajm i tillë vjen pas shfaqjes së disa pamjeve të cilat thuhet se tregojnë sulmin mbi një pensioniste austriake, e cila pas plagëve të marra, kishte ndërruar jetë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Autoritetet egjiptiane pranuan sot se një tjetër trup i pajetë u tërhoq nga deti të premten pasi u gjet në një shkëmb në Sahl Hasheesh, në jug të Hurghada, sipas dëshmitarëve okularë.
Identiteti i gruas nuk është zbuluar, por besohet se ajo ka qenë një turiste rumune, e cila po qëndronte në hotelin me pesë yje Premiere Le Reve vetëm për të rritur.
Kjo vdekje e fundit besohet të ketë ndodhur në të njëjtën kohë kur gruaja e parë nga Kramsach, Tyrol – Austri, po ecte në ujë të cekët jo shumë larg plazhit pranë Hurghada dhe i tha partnerit të saj: ‘Do të kthehem për një moment’.
https://www.youtube.com/watch?v=pV6OwRv43Rk
Pamjet më pas e tregojnë atë duke u përpjekur dëshpërimisht të shkojë drejt shpëtimit ndërsa ishte sulmuar në gjirin Sahl Hasheesh, në jug të Hurghadës, në Detin e Kuq.
Shikuesit e tmerruar u përpoqën të shpërqendronin grabitqarin, por askush nuk u hodh për ta ndihmuar atë.
Si pasojë, autoritetet kanë lëshuar një urdhër për të pezulluar të gjitha aktivitetet në zonën përreth sulmeve. /Telegrafi/