Një peshkatar grek ka filmuar një peshkaqen gjigant duke notuar në Porto Germanos, rajon ky i “vërshuar” nga turistët.
Edhe pse pamjet ishin mbresëlënëse, shumë kënd i kanë frikësuar tej mase, transmeton Telegrafi.
Megjithatë ekspertët e kësaj fushe kanë kërkuar nga qytetarët dhe turistët të mos kaplohen nga paniku dhe frika.
Bëhet fjalë për një lloj peshkaqeni të kaltër, i cili nuk është i rrezikshëm për njerëzit. /Telegrafi/