Një video që po qarkullon në internet, shfaq peshkaqenin e bardhë që lëvizë me shpejtësi të madhe derisa notonte në ujë.
Videoja është realizuar nga fotografi Matt Larmand në Kaliforni, ku në mes të ditës ishte parë një peshkaqen dhe vendosi ta ngrit në ajër dronin për të parë për çfarë bëhej fjalë, transmeton Telegrafi.
Ai kishte rritur në maksimum shpejtësinë e dronit, që të mund ta zinte peshkaqenin duke notuar. Madje Matt ka vlerësuar se peshkaqeni notonte me të paktën 30 kilometra në orë.
Gjithashtu është vlerësuar se peshkaqeni i bardhë, kishte një madhësi prej tri metrave dhe dukej vërtetë i frikshëm.
Nga ky peshkaqen për fat të mirë nuk e ka pësuar askush, ndërsa pamjet janë bërë virale në internet, pavarësisht se videoja është realizuar në vitin 2020. /Telegrafi/