Telegrafi

Peshkaqeni i afrohet dhe ia ngulë dhëmbët në shpinë, ajo doli nga uji dhe pastroi plagën –  u rikthye në ujë për të notuar me ta

Një video rrëqethëse ku shihet sesi peshkaqeni i ngulë dhëmbët e tij në mprehtë në shpinën e infermieres 30-vjeçe që po lahej në Maldive, ka lënë të gjithë pa tekst kur kjo zonjë u kthye sërish në ujë që të lahet më peshkaqenë pasi pastroi plagën.

Carmen Canovar Servelo ishte zhytur me fotografin Ibrahim Shafig, kur u sulmua nga peshkaqeni, transmeton Telegrafi.

Krejt papritur, Shafig pak minuta para sulmit kishte kyçur kamerën për të regjistruar momentin. Në fund filmoi diçka që më së paku kishte pritur se do të ndodhë.

Për fat të mirë, peshkaqeni u largua shpejt dhe Cavonas Servelo doli nga uji me disa gërvishtje në shpinë.

Ndryshe, në të njëjtën notuan me dhjetëra peshkaqenë gjigant që notonin lirshëm rreth tyre. Me ta notuan për 45 minuta.

Që të dy aventurierët ishin vetëm me pajisje për zhytje, dhe notonin pa ndonjë problem me peshkaqenët mbi tri metra të gjatë para se të ndodhte më e keqja.

Një nga peshkaqenët ndjeu që njëri nga zhytësit iu afrua shumë dhe e kafshoi në pjesën e sipërme të shpinës. Edhe pse ndodhi shpejt dhe shkurt, i shkaktoi plagë prej 10 centimetra. /Telegrafi/