Site icon Telegrafi

Peshkaqenët e bardhë copëtojnë fokat në plazh, pushuesit alarmohen – mendojnë se gjaku në ujë ishte i notuesve (Video, +16)

Një grup burrash i kanë shpëtuar më të keqes, kur peshkaqenët e bardhë sulmuan fokat derisa ata po notonin vetëm disa metra larg tyre.

Plazhi Nauset në Orleans të Massachusettsit është mbyllur për pak orë, pasi peshkaqenët kanë sulmuar disa foka, duke ua futur frikën pushuesve se gjaku në ujë mund të ketë qenë i notuesve, transmeton Telegrafi.

Por, për fat të mirë personat që ishin në plazh kanë shpëtuar pa ndonjë gërvishtje, kurse fokat që ishin pranë tyre janë copëtuar nga peshkaqenët e bardhë që konsiderohen si më të rrezikshmit.

“Mbeta i shtangur kur dëgjova njerëzit duke bërtitur, ‘dilni nga uji sepse peshkaqenët i keni pas dhe disa prej juve e kanë pësuar pas gjaku po rridhte nga të gjitha anët’. Por në fakt gjaku në ujë ishte i fokave që ishin shumë afër neve”, ka deklaruar Nisi Schlanger.

Besohet se këtë plazh çdo vit e “frekuentojnë” afro 150 peshkaqenë të bardhë. /Telegrafi/

Exit mobile version