Seanca e sotme për pyetje deputetësh kaloi pa praninë e opozitës, ishte tepër e mërzitshme dhe e vuri në gjumë, zëvendëskryeministrin Vladimir Peshevski, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Derisa kryeministri Emil Dimitriev ja qenë duke u përgjigjur në një pyetje deputeti, Peshevskin e ka zënë gjumi në sallën e Kuvendit. Kjo video së shpejti u bë hit në rrjetet sociale./Telegrafi/