Telegrafi

Peshevski: Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë lodhur nga proceset integruese të BE-së

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë lodhur nga proceset integruese të BE-së edhe krahas braktisjes së Britanisë së Madhe, që është paralajmërim pas referendumit të tyre. Megjithatë shtetet edhe më tutje e shohin BE-në treg kryesor dhe mundësi kryesore për rregullim të ekonomike të tyre, ishte porosia e Vlladimir Peshevskit në forumin e biznesit që u mbajt dje në Paris, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Për atë qëllim janë ndarë mjete të caktuara. Maqedonia shfrytëzon ende nga transha e parë e miliardës, e cila është alokuar për këtë aktivitet, e ato janë mjetet për ndërtimin e largpërçuesit drejt Shqipërisë. Ne konkurrojmë edhe me projekte tjera. Një pjesë e tyre do të mbesin për shqyrtim edhe më tutje, sepse nuk janë shfrytëzuar të gjitha mjetet’, tha Peshevski.

Qëllimi i samitit shtoia ai, është edhe të përforcohet bashkëpunimi mes vet vendeve në disa fusha, si energjetika, infrastruktura, transporti, ndërsa në forumin e biznesit në Paris ishte potencuar edhe temë e re-tekonologjia dhe shtetet digjitale.

Delegacionin e Maqedonisë në Samit e ka udhëhequr kryeministri Emil Dimitriev. /Telegrafi/