Site icon Telegrafi

Peshevski: Përparim i dukshëm në sanimin e dëmeve nga vërshimet

Kemi përparim të madh deri më tani. Të gjithë institucionet janë në nivel të detyrës. Kemi bërë përparime të dukshme në të gjitha segmentete, deklaroi dje zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, i cili është një ndër koordinatorët e aktiviteteve për sanimin e dëmeve nga vërshimet e 6 gushtit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se nga ana e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari janë gjetur dhe janë larguar mbi 100 kafshë të ngrodhura me qëllim që të pengohen infektimet eventuale, ndërsa pjesëtarët e Armatës së bashku me ekipet e Kryqit të Kuq vazhdojnë me dërgimin e pakove të ushqimit dhe të ujit nëpër shtëpi.

Ai theksoi se është hapur edhe një mini deponi e re me qëllim të përshpejtohet transporti i mbeturinave që të pastrohet nga rajonet e vërshuara. /Telegrafi/

Exit mobile version