Site icon Telegrafi

Peshevski: Kushtet për të udhëhequr biznes në Maqedoni janë në nivel të lartë

Antëtari i Komitetit Qendror në OBRM-PDUKM, Vlladimir Peshevski, ka realizuar takim me kompanitë “Almak” e cula punon për prodhimin e mobiljeve dhe “Mabi Trade” firmë për industri në Strumicë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në bisedim me pronarët Peshevski ka prezentuar se qeveria në 10 vitet e kaluar ka punuar pa ndalë për të përmirësuar kushtet e udhëheqjes së biznesit në Maqedoni.

“Jemi duke punuar për zhvillimin e arsimit që në këtë mënyrë të plotësojmë nevojat e punëdhënësve dhe krijimin e stafit për nevojat e biznesmenëve”, tha Peshevski.

Ai gjithashtu tha se papunësia po zvogëlohet dhe kjo sjell deri te rritja e rrogave, të cilat vitin e kaluar u rritën për 65%./Telegrafi/

Exit mobile version