Telegrafi

Peshevska: Zaev duhet të heq dorë dhe të respektojë vullnetin e popullit

Zhaklina Peshevska nga OBRM-PDUKM sot ka kërkuar që kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev të heq dorë nga formimi i qeverisë pasi, siç thonë nga OBRM-PDUKM, vullneti i popullit ishte që ne të jemi udhëheqës të qeverisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Zoran Zaev nuk guxon të jetë mandatar pasi ai më njihet si humbës i zgjedhjeve. Me Maqedoninë nuk mund të udhëheq një pushtetar i cili tashmë njihet se ka keqpërdorë paratë e qytetarëve të Strumicës duke e shfrytëzuar ata për përfitime personale.”

Konferenca për shtyp e Peshevkës ka vazhduar me cilësime për të gjithë funksionarët e LSDM-së si të pa përgatitur për pushtet./Telegrafi/