Telegrafi

Me peshën prej gjysmë tonelate, kjo besohet të jetë gruaja më e rëndë në botë (Foto)

Iman Ahmad Abdulati nga Aleksandria e Egjiptit, peshon gjysmë toni dhe besohet të jetë gruaja me peshën më të lartë që është gjallë për momentin.

Gruaja 36-vjeçare, në 25 vitet e fundit nuk ka mundur të ngrihet nga shtrati dhe për atë është kujdesur nëna dhe motra e saj, transmeton Telegrafi.

Për shkak të peshës së rëndë, atë e kanë pastruar, ushqyer, ndërruar rrobat dhe i kanë ndihmuar t’i kryej të gjitha nevojat.

Sipas ‘El Arabia’ ajo është diagnostifikuar me elephantiasis, një infeksion parazitar që shkakton ënjtjen ekstreme të gjymtyrëve. Mjekët kanë thënë se ka ‘përçarje të gjëndrave’, ndërsa trupi e ruan ujin më shumë se që duhet.

Në moshën 11-vjeçare e ka lënë shkollën, sepse nuk mund të qëndronte në këmbë dhe lëvizte duke u zvarritur me gjunjë, derisa ka mbetur e palëvizshme.

Që atëherë ka qëndruar e izoluar në dhomë, ndërsa trupi saj është fryrë duke arritur deri në 500 kilogramë.

Familja Abdulati, i kanë shkruar letër presidentit Abdel Fattah el-Sisi dhe i kanë kërkuar ndihmë, që ajo të dërgohet në Kajro për mjekim, por ende nuk kanë marrë përgjigje. /Telegrafi/