Telegrafi

Pesëvjeçari deshi ta përqafojë skulpturën, e rrëzon në tokë – prindërit detyrohen t’i paguajnë 132 mijë dollarë (Video)

Prindërit e djalit 5-vjeçar do të jenë të detyruar t’i paguajnë 132 mijë dollarë, pasi që ai rastësisht kishte thyer skulpturën e çelqtë duke tentuar ta përqafojë.

Vogëlushi ishte prezent në një dasmë, kurse në objektin ku po mbahej ceremonia ishte e ekspozuar skulptura e qelqtë “Afrodita Kanzas City”, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur vogëlushi i afrohet skulpturës duke u munduar ta përqafojë, derisa nëna e tij Shanon Goodman dhe të rriturit tjerë qëndronin të ulur nëpër tavolina.

Ai pa dashje e kishte rrëzuar në tokë, dhe si pasojë është dëmtuar në kokë e duar, kurse vogëlushi ka pësuar disa gërvishtje në fytyrë.

Tani autori i kësaj vepre artistike Bill Lions, kërkon të dëmshpërblehet, pasi që kjo vepër është shkatërruar në shumicën e pjesëve dhe nuk mund më të shitet.

Vlerësohet se kushton rreth 132 mijë dollarë, kurse autoritetet lokale kanë informuar Shanon Goodman, që duhet ta paguaj shumën që mbeti pa fjalë kur e kuptoi se për sa para bëhet fjalë.

“Është e qartë se ka ndodhur pa dashje. Nuk dua t’i zvogëloj vlerën artistike, por atë shumë nuk mund ta përballoj”, ka deklaruar ajo.