Sigal Prishtina dhe Bashkimi zhvillojnë ndeshjen e parë të serisë finale të ‘play-offit’ në kuadër të IP Superligës së Kosovës në basketboll.
Bardhekaltrit janë nikoqirë të ndeshjes që zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve dhe e kanë epërsinë e terrenit vendas.
Trajnerët Andin Rashica dhe Dragan Radovic i kanë gati taktikat e tyre dhe pesëshet startuese për këtë përballje të rëndësishme.
Pesëshja startuese e Sigal Prishtinës: E. Azemi, F. Rugova, G. Rugova, V. Bunjaku, A. Veseli.
Pesëshja startuese e Bashkimit: A. Morina, A. Moss, M Tmusic, U. Zenelaj, V. Zollo.
Kampion i sezonit 2017/2018 në IP Superligën e Kosovës në basketboll do të shpallet skuadra e cila i fiton tri ndeshje.
Theksojmë se Sigal Prishtina është kampion në fuqi i Superligës së Kosovës në basketboll dhe njëherësh kryeqytetasit këtë sezon e kanë fituar edhe Kupën e Kosovës, pas triumfit në finale pikërisht ndaj Bashkimit. /Telegrafi/