Telegrafi

Pesëqind milionë vetura të prodhuara nga GM (Foto)

Korporata e njohur automobilistike, General Motors, ka prodhuar veturën e 500-miliontë.

Për këtë arritje kompanisë iu desh më shumë se një shekull, ndërsa shifra tregon se GM është “prodhuesi më i madh i makinave”, transmeton koha.net.

Kompania refuzoi të tregojë cila është vetura e 500-miliontë, por shefi i kompanisë, Marry Barra, e festoi këtë duke dhuruar një makinë për një veteran të luftës në Irak.

Përveç festimeve për këtë të arritur, GM tregoi edhe për produktet e reja, për marshin e parë automatik dhe motorin V8.