Telegrafi

Pesë zyrtarë policorë në Britani shkarkohen për komente raciste: Shqiptarët duhet të qëllohen apo vriten me agjent nervor

Pesë zyrtarë policorë në Britani të Madhe janë shkarkuar për shkak të komenteve raciste, seksiste dhe homofobike, shkruan Independent.

Zyrtarët policorë të stacionit në Hampshire Constabulary, ishin incizuar duke bërë komente turpëruese për të dyshuarit dhe kolegët e tyre, transmeton Telegrafi.

Ata janë dëgjuar duke krahasuar një polic me ngjyrë me një qen të racës së përzier, duke iu referuar një femre si “gjoksi i sheqertë” dhe “prostitutë” – duke theksuar se shqiptarët do të duhej të qëlloheshin.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ata kanë theksuar disa herë se çdo imigrant i paligjshëm duhet të dënohet me vdekje.

Gjashtë zyrtarët policorë në Basingstoke të Hampshire, akuzohen për shkelje të standardeve profesionale. Bëhet fjalë për Oliver Lage, Gregory Willcox, James Oldfield, Tim Ireson dhe Craig Bannerman dhe Andrew Ferguson.

Në nëntor të vitit të kaluar ishin montuar pajisjet regjistruesve në zyrat e kësaj njësie, pas ankesave të shumta që kishin ardhur në këtë adresë nga persona anonim.

Njëri nga këta zyrtarë policorë kishte thënë se shqiptarët duhet qëlluar apo vrarë me agjent nervor, duke theksuar me “krenari” se imigrantët e paligjshëm meritojnë dënim me vdekje. /Telegrafi/