Site icon Telegrafi

Pesë zebra të arratisura shihen duke shëtitur rrugëve të Maryland

Pesë zebra janë endur nëpër një qytet të Maryland për më shumë se 10 ditë tani, raportuan disa media.

Zebrat, të cilat u arratisën nga një fermë private, janë duke shëtitur nëpër rrugë, përcjell Telegrafi.

Tre nga zebrat u raportuan për herë të parë tek zyrtarët më 31 gusht.

“Është diçka që nuk e kemi parë kurrë, kjo është e sigurt”, ka thënë Rodney Taylor, shefi i Divizionit të Shërbimeve të Kafshëve të Qarkut. ” Shumë njerëz po flasin për këtë”.

Paul Curling i tha The New York Times se vajza e tij 10-vjeçare, Layla, i vuri re në shinat hekurudhore pas shtëpisë së tyre.

“Mami, e di që nuk do ta besosh këtë, por më beso kur të them: sapo pashë disa zebra pas shtëpisë”, i tha Layla mamasë javën e kaluar, tha Curling.

Curling tha se askush nuk e besoi atë derisa panë një zebër nga dritarja e dhomës së gjumit dhe nuk u besuan syve të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version