Telegrafi

Pesë yjet që Mourinho do t’i pushojë kundër Arsenalit (Foto)

Jose Mourinhio ka thënë se do të pushojë disa nga lojtarët kryesorë në ndeshje me Arsenalin.

Trajneri portugez ishte ankuar ditë më parë shkaku i orarit të ngjeshur.

Në ndeshjen e zhvilluar të enjten ndaj Celta Vigos, lojtarët harxhuan shumë energji dhe pritet të pushohen, pasi kërkohet me çdo kusht finalja në Ligën e Evropës.

Manchester United mund ta zë edhe vendin e katërt në kampionat, por më e lehtë duket nga Liga e Evropës sigurimi i Ligës së Kampionëve.

Mourinho do të pushojë pesë lojtarët që në kohën e fundit kanë luajtur më shumë. /Telegrafi/

1.Paul Pogba – 2,565 minuta në Ligën Premier (4,125 në total)

2.Antonio Valencia – 2,483 minuta në Ligën Premier (3,593 në total)

3.Ander Herrera – 2,359 PL minuta në Ligën Premier (3,703 në total)

4.Marcus Rashford – 1,644 PL minuta në Ligën Premier  (2,836 në total)

5.Eric Bailly – 1,790 PL minuta në Ligën Premier (2,931 në total)