Jose Mourinhio ka thënë se do të pushojë disa nga lojtarët kryesorë në ndeshje me Arsenalin.
Trajneri portugez ishte ankuar ditë më parë shkaku i orarit të ngjeshur.
Në ndeshjen e zhvilluar të enjten ndaj Celta Vigos, lojtarët harxhuan shumë energji dhe pritet të pushohen, pasi kërkohet me çdo kusht finalja në Ligën e Evropës.
Manchester United mund ta zë edhe vendin e katërt në kampionat, por më e lehtë duket nga Liga e Evropës sigurimi i Ligës së Kampionëve.
Mourinho do të pushojë pesë lojtarët që në kohën e fundit kanë luajtur më shumë. /Telegrafi/
1.Paul Pogba – 2,565 minuta në Ligën Premier (4,125 në total)
2.Antonio Valencia – 2,483 minuta në Ligën Premier (3,593 në total)
3.Ander Herrera – 2,359 PL minuta në Ligën Premier (3,703 në total)
4.Marcus Rashford – 1,644 PL minuta në Ligën Premier (2,836 në total)
5.Eric Bailly – 1,790 PL minuta në Ligën Premier (2,931 në total)