Site icon Telegrafi

Pesë vjet më parë, Lionel Messi ‘i dha fund’ karrierës së Jerome Boateng me një driblim ikonik dhe të papërsëritshëm

Sot pesë vjet më parë, Jerome Boateng pati momentin e tij më të famshëm në Ligën e Kampionëve, por në aspektin negativ pasi pasi Lionel Messi e shkatërroi atë absolutisht.

Gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të vitit 2015 në mes të Barcelonës de Bayern Munichut në Camp Nou, fituesi gjashtë herë i Topit të Artë shënoi dy gola në fitoren e tyre 3-0.

Sidoqoftë, goli i dytë i Messit ishte thjeshtë brilant pasi pati një driblim magjik ndaj mbrojtësit gjerman, Boateng.

Lexo po ashtu Dhjetë futbollistët që kanë fituar më shumë çmimin ‘lojtari i ndeshjes’ në dekadën e fundit

Messi mori topin dhe në një duel një kundër një me Boateng ky i fundit u rrëzua në tokë nga disa driblime të shkëlqyeshme të argjentinasin, i cili më pas gjeti edhe golin.

Për të qenë i drejtë, mbrojtësi 31-vjeçar i Bayern Munichut ka pranuar se gjeti anën qesharake për gjithë incidentit.

“Kjo nuk prek me të vërtetë. Unë kam qeshur me veten time. Kur rrëzohesh ose rrëshqet në një situatë dhe dikush shënon një gol, është normale”, ka thënë fillimisht Boateng për ESPN.

Lexo po ashtu Liga e Kampionëve: Dhjetë rekorde të jashtëzakonshme që nuk mund të thyhen kurrë

“Këto gjëra ndodhin; më ndodh mua, kjo ndodh edhe me lojtarët e tjerë, nuk më interesojnë këto gjëra”.

“Për mua, ai është lojtari më i mirë në botë. Ky është futbolli. Ndonjëherë ju dukeni keq ose ndodh diçka. Unë jam një mbrojtës”, përfundoi mbrojtësi. /Telegrafi/

Exit mobile version