Telegrafi

Pesë vjet nga hyrja në fuqi e MSA-s, kërkohet forcimi i legjislacionit dhe tërheqje e investitorëve të huaj

Në pesë vjetorin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit u tha se MSA ndihmon Kosovën që të forcojë demokracinë dhe të ketë stabilitet institucional shoqërimit, ndërkaq ajo çfarë mbetet për tu bërë është forcimi i legjislacionit.

Në një konferencë në pesëvjetorin e MSA u tha po ashtu se Qeveria duhet të marr masa konkrete për të tërhequr investitorët e huaj.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyoug tha se kjo është një marrëveshje e rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në.

Ai po ashtu theksoi që MSA ndihmon Kosovën që të forcojë demokracinë dhe të ketë stabilitet institucional, pasi ndikimi I MSA shtrihet në të gjithë sektorët.

Szunyoung kërkoi nga Qeveria që të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët e huaj.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi vuri në dukje që MSA është në gjysmën e zbatimit të saj dhe çfarë mbetet për tu bërë është forcimi i legjislacionit.

Sipas tij, kriteret e parapara në MSA janë edhe prioritet të qeverisë.

Drejtori i Bordit të Këshillit të Investitorëve, Visar Ramajli theksoi se implementimi I MSA-së është interes kombëtar, andaj është i nevojshëm bashkëpunimi i sektorit privat dhe i institucioneve shtetërore.

Ramajli theksoi që konkurrenca nuk mund të realizohet brenda natës, ndërsa sipas tij duhet të përgatiten bizneset dhe ekonominë që të jenë konkurrues në mënyrë që t’i bashkohemi BE-së.

Robert Wright foli në emër të sektorit bankar, ndërsa tha se marrëveshja që nga hyrja në fuqi ka pas ndikim në sektorin financiar.

Ndryshe, MSA-ja përcakton kornizën e marrëdhënieve të Kosovës me vendet anëtare dhe institucionet e BE-së për zbatimin e Procesit të Stabilizim-Asociimit (SAP) deri në anëtarësimin e plotë në BE.

Për sa i përket fushës, përveç çështjeve politike dhe detyrimeve ligjore (përfshirë ato që ndikojnë në rendin e brendshëm ligjor), MSA mbulon të gjitha fushat e qeverisjes.

Republika e Kosovës dhe Bashkimi Evropian nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në 27 tetor 2015, në Strasburg dhe hyri në fuqi më 1 prill 2016. /Telegrafi/