Disa fshatra të Kosovës kanë qenë cak i vjedhjeve gjatë ditës së djeshme, ku kanë ndodhur pesë të tilla.
Sipas informacioneve të publikuara nga Policia e Kosovës, vjedhjet kanë ndodhur në fshatin Soponicë e Kaçanikut, Luki e Hasit në Prizren, pastaj në Pejë, në fshatin Rudë të Malishevës dhe në Mitrovicën e Veriut.
Gjëra të cilat janë vjedhur janë: vetura, stoli ari, para të gatshme dhe pushkë të gjuetisë.
Detaje nga raporti i policisë:
Fsh. Soponice, Kaçanik, 09.12.2020-NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj ku kanë vjedhur orë dore, stoli ari dhe para te gatshme.
Fsh. Luki e Hasit, Prizren, 09.12.2020-18:21. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur stoli ari dhe para te gatshme.
Rr. Emrush Miftari, Pejë 09.12.2020-04:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një person i panjohur ia kishte vjedhë veturën e tij me targa vendore të cilën e kishte pas të parkuar para furrës së bukës ku ai punon. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin.
Fsh. Rudë, Malishevë 08-09.12.2020-NN. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura me targa vendore pronë e viktimës mashkull kosovar cila kishte qenë në oborrin e shtëpisë së viktimës i cili ndodhet me qëndrim jashtë vendit. Përveç veturës është konstatuar se në shtëpinë e viktimës ishte vjedhur edhe një pushkë e gjuetisë dhe një sasi e arit. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin.
Rr. Anke Spaiq , Mitrovicë Veri, 08.12.2020. Një mashkull kosovar ka raportuar se nga person-a të panjohur i është vjedhur vetura e tij pa targa vazhdon të hetohet. /Telegrafi/