Pesë vite më parë, me 8 tetor të vitit 2016 u mbajt martesa mbretërore e Lartë Madhërisë Princ Leka II i Shqiptarëve dhe aktores Elia Zahahria.
Kjo martesë asokohe mblodhi emrat më të njohur nga mbarë bota në Shqipëri për celebrimin e çiftit.
Por, vëmendjen më të madhe natyrisht e mori nusja e cila shkëlqeu në fustanin e bardhë.
Ishte pikërisht kreatorja e njohur kosovare Blerina Kllokoqi-Rugova, e cila ka realizuar fustanin martesor.
Tashmë pasi kanë kaluar pesë vite nga ceremonia madhështore, Kllokoqi-Rugova ndau prapaskena nga përgatitjet para dasmës e provat fillestare të fustanit të bardhë.
“Vepra është gjithmonë e bukur kur dora, mendja dhe zemra punojnë se bashku. Faleminderit Princesha Elia!”, shkroi ajo krahas postimit.
Në Instagram Story ajo ndau edhe disa fotografi nga provat fillestare ku shihen më nga afër detajet e luleve dhe elementeve të tjera të realizuara me shumë kujdes.
Ndryshe, atë kohë ajo u quajt edhe si “Nusja e Vitit” nga revista spanjolle “Hola”. /Telegrafi/
/Telegrafi/