Site icon Telegrafi

Pesë truqe të dobishme për shoferët të cilat mund t’ju shpëtojnë nga fatkeqësitë në rrugë

Telashet e shoferëve kurrë nuk kanë fund, sepse ekzistojnë aq shumë gjëra për të cilat duhet kujdesur.

Shpesh shoferët kërkojnë ndihmë nga ekspertët rreth veturës, derisa ata më të vjetrit dhe më me përvojë gjithnjë e më shumë këshillojnë shoferët e rinj në mënyrë që t’u ndihmojnë t’i zgjidhin disa probleme dhe t’ua lehtësojnë telashet e vozitjes, transmeton Telegrafi.

Për të reaguar sa më mirë në vozitje dhe në situata të paparashikuara, po ju sjellim disa këshilla të dobishme.

Përdorni dollapin e dorezave (në veturë) si frigorifer

Në shumë vetura më të reja shtesë e shkëlqyeshme është vendi i ndarë për doreza. Ekziston mundësia që të lëshoni brenda ajrin e ftohtë dhe aty mund të ngrini ndonjë ushqim dhe të ftohni pijet dhe sandviçët.

Ngulni gozhdën në gomën e shpërthyer para se të shkoni te mekaniku

Secilit nga ne na ka ndodhur që shoferët e tjerë të na tregojnë gjatë vozitjes që goma na është shfryrë, ose është shqyer. Mënyra më praktike është që ta ngulni gozhdën në të çarën e cila do ta mbajë gomën relativisht derisa të arrini te automekaniku.

Furnizohuni me antifriz dhe ujë për veturën tuaj

Shumica kur janë ditët e ngrohta dëshirojnë të kursejnë, duke mos përdorur antifriz, andaj xhamat i lajnë me ujë të zakonshëm. Duhet ta dini që në ditët e ftohta shishja me ujë në veturën tuaj mund të ngrihet, madje edhe të pëlcasë. Disa shoferë përdorin anifriz natën kur temperaturat bien nën zero, ndërsa gjatë ditës kur temperatura është mbi zero, lëngu fillon të kundërmojë. Përzieni antifrizin me ujin e distiluar në përpjesëtim 3:1 dhe përdorni atë përbërje.

Qitni vaj në veturë me ndihmën e kaçavidës

Nëse frikësoheni se do të përhapni vajin nëpër veturë, përdorni kaçavidën në mënyrë që të qitni vajin me saktësi. Pastaj më lehtë do ta fshini vajin nga kaçavida sesa të fshini vajin nëpër veturë.

Gjëja e re të cilën hajdutët e bëjnë në rrugë

Nëse goma është e shpërthyer me gozhdë, ajo mbetet në të dhe e mbyll vrimën. Nga ana tjetër, hajdutët tani përdorin tubin, i cili ka vrimë dhe i cili nuk u lejon shoferëve që të vozisin gjatë me gomën e tillë. Ata i vendosin këto aparate të vogla në pjesë të braktisura dhe të errësuara dhe atëherë përgjojnë shoferët që t’i plaçkitin. Derisa shoferi të ndërrojë gomën, hajdutët plaçkitin gjërat nga vetura dhe shoferi plaçkitet para se ai të kuptojë se çfarë po ndodh. /Telegrafi/

Exit mobile version