Xhaketat “Denim” të personalizuara
Nëse nuk do të kishit një xhaketë të mbuluar me pjesë të qepura , me kunja, apo arna në vitet ’80, po bënit diçka të gabuar.
Dy dekada më vonë, dhe xhaketa e guximshme është kthyer krejtësisht. Nëse keni një veshje të tillë nga vitet ’80, ose e përshtatni vetë, sigurohuni që prerja të jetë e madhe, transmeton Telegrafi.
Syzet pasqyrë
Syzet e diellit të reflektuese dhe të pasqyruara, që luajtën rol të madh në kulturën “Pop” kohët e fundit janë rishfaqur, deri në pikën ku janë bërë edhe trend, jo vetëm një stil preferencial.
Materialet shkëlqyese
Veshje dhe funde me shkëlqim ishin në modë, ndërsa dizajnerët si Karen Walker i kanë përdorur materialet shkëlqyese në këmisha, pantallona të shkurtra dhe fustane të shndritshme.
Korsetet e mëdha në bel
Korsetet e mëdha në bel me këmisha të bardha i kemi parë mjaft shumë këtë vit, ato mund të bëjnë çdo veshje të duket elegante.
Fustanet me fallta
Konsiderohen shumë femërore ose shumë të vjetra për dekada, ne jemi duke parë një rigjallërim serioz fyell, në sajë të dizajnerëve si Rosie Assoulin, Balmain, Isabel Marant, dhe më shumë. /Telegrafi/