Telegrafi

Pesë top lojtarë futën në vitin e fundit të kontratës, Reali ende nuk ka filluar negociatat për të rinovuar me ta

Real Madrid. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Real Madridi po synon transferimin e disa yjeve të futbollit botëror gjatë afatit kalimtar veror.

Paul Pogba, Erling Haaland, Edoardo Camavinga apo Kylian Mbappe janë emrat e mëdhenj që Los Blancos i duan këtë verë.

Por drejtuesit e klubit madrilen kanë edhe një problem tjetër, pasi janë pesë futbollistë të rëndësishëm që janë në përfundim të kontratave.

Kapitenit Sergio Ramos, Luka Modric, Casermio, James Rodriguez dhe Lucas Vazquez janë futbollistët që kontratat me klubin madrilen i skadojnë në verën e vitit 2021.

Reali deri më tani ende nuk ka marrë vendim për këta pesë lojtarë, nëse do t’i vazhdohen kontratat.

James Rodriguez dhe Lucas Vazquez pritet të largohen gjatë kësaj vere nëse vije ndonjë ofertë e rëndësishme për ta.

Por Sergio Ramos, Luka Modric e Casemiro që janë tre titullarë të padiskutueshëm ende nuk janë kontaktuar nga klubi për kontratat e reja.

Luka Modric. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Nëse një gjë e tillë nuk do të ndodh deri në verë, lojtarët sezonin e ri do ta nisnin në vitin e tyre të fundit të kontratës dhe atëherë Reali do ta ketë më vështirë për t’i bindur.

Marca ka raportuar se Reali rrezikon t’i humbas yjet e tyre pa para në verën e vitit 2021 nëse sa më parë nuk ia vazhdon kontratat atyre. /Telegrafi/