Katër të rritur dhe një i mitur kanë gjetur vdekjen kur një aeroplan i vogël u rrëzua pranë aeroportit Ingalls në Virxhinia.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani – një IAI Astra 1125 me dy motorë – u rrëzua pranë aeroportit në Bath County rreth orës 15:00 sipas kohës lokale.
Policia tha për pesë të vdekurit, njëri ishte piloti, tjetri ishte oficeri i parë dhe tre të tjerët ishin pasagjerë.
Ndërkohë thuhet se njëri nga pasagjerët ishte një fëmijë, me gjasë i moshës 5-7 vjeç.
Aeroplani, i përshkruar nga policia si një aeroplan privat, u rrëzua në pyll dhe u përfshi nga flakët pas përplasjes, thanë autoritetet.
Autoritetet kanë thënë se pasi kanë marrë një telefonatë rreth një aksidenti, kanë shkuar në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/