Telegrafi

Pesë të vdekur nga gripi në Malin e Zi

Si pasojë e gripit, pesë persona kanë vdekur gjatë javës së kaluar në Malin e Zi.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në mesin e të vdekurve është edhe një fëmijë dyvjeçar.

Përveç një gruaje, për të cilën dihet se ishte e vaksinuar, të tjerët nuk kanë qenë të vaksinuar kundër gripit sezonal.

Shumica e pacientëve janë të moshës 20-64 vjeç, ndërsa numri i fëmijëve të sëmurë është vazhdimisht në rritje.

Ndërsa pritet që epidemia do të kulmojë në javët e ardhshme, pas së cilës numri i pacientëve gradualisht do të zvogëlohet. /kp/Telegrafi/