Pesë persona, përfshirë një foshnjë, janë lënduar pasi një kamion i FedEx “u rrotullua” mbi një urë në Pittsford, Nju Jork, të enjten në mëngjes, sipas zyrtarëve.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi para orës 8:30 të mëngjesit në një urë, tha shefi i zjarrfikësve të Henrietta, Mark Cholach gjatë një konference për media.
Gjysmërimorkio, një kamion FedEx i operuar nga një kompani në Pensilvani, u rrotullua në urë dhe kabina e kamionit u la “e varur” nga një parmak.
Reaguesit e parë e gjetën shoferin e FedEx me vetëdije në anë të rrugës, jashtë automjetit, tha Cholach.
Katër persona të tjerë – tre të rritur dhe një foshnjë – u lënduan në një automjet të dytë.
Të pesë individët u transportuan në një spital me “lëndime në dukje të lehta”. /Telegrafi/