Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka thënë se në aksident ishin të përfshira katër vetura.
“Rreth orës 19:17, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor zona – Vushtrri. Bazuar në informatat e para në aksident janë përfshirë katër vetura si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Zahiti./Telegrafi/