Site icon Telegrafi

Pesë të lënduar në një aksident në Stallovë të Prishtinës

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 11:00, në fshatin Stallovë të Prishtinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo po ashtu tha se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Stallovë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, ka thënë ajo.

Tutje Ahmeti theksoi se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version