Telegrafi

Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan

Pesë persona janë lënduar mbrëmjen e së hënës (sot) si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën së në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, tha Ahmeti.

Zëdhënësja ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit nga njësiti i trafikut rrugor, të cilët po hetojnë shkaktarët e aksidentit. /Telegrafi/