Pas një hetimi disamujor në një operacion policor, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, më 10 gusht, rreth orës 23:30, ka arrestuar pesë persona të dyshuar, për “mundësim ose detyrim në prostitucion”, “ofrim i lokaleve për prostitucion” dhe “marrje me prostitucion”.
Operacioni policor është realizuar në një lokacion të Gjilanit, me ç’rast janë arrestuar: A. B 1978; F. B 1992; I. F 1987; D. K 1980 si dhe V. D, 1983.
“Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë i dyshuari i parë është ndaluar për 48 orë, i dyshuar për kryerje të veprës penale ‘mundësim ose detyrimi në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’ dhe ‘marrje me prostitucion’, kurse për katër të dyshuarit tjerë është bërë kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse (në procedurë të shpejtë) në Gjykatën Themelore në Gjilan/Divizioni për Kundërvajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/