Site icon Telegrafi

Gjashtë të arrestuar për dhunë në familje për 24 orë në Kosovë

Foto: Ilustrim

Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit raportohet se kanë ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ku po ashtu bëhet e ditur se një i arrestuar i cili nuk qëndronte mirë me shëndetin mendor është dërguar në psikiatri, ndërkaq një tjetër është ndaluar për 48 orë.

Tre të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt, pasi janë intervistuar.

Detaje nga raporti i PK-së:

Prishtinë 03.01.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte pasur sjellje agresive ndaj nënës  dhe familjes së tij. Te dyshuarit i është konfiskuar një thikë dhe pasi që i njëjti nuk qëndron mirë me shëndetin mendor, i njëjti është dërguar në psikiatri. Rasti mbetet nën hetime.

Prishtinë 03.01.2021 – 18:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore për të cilat ka marrë tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Thika e cila është përdorur është konfiskuar. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të ndalet për 48 orë.

Lipjan  03.01.2021 – 16:15. Ankuesja femër kosovare raporton se ka pasur dhunë psiqike dhe fizike nga bashkëshorti i sajë, i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetime.

Prizren 03.01.2021 – 14:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga babai i tij dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Është intervistuar i dyshuari i cili ka pohuar e ka sulmuar viktimën pasi që ai ka kryer vjedhje. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Pejë 03.01.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare.  Të dyshuarit dhe viktimës ju është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetime.

Rahovec 03.01.2021 – 04:45. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi që ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari vëllai i tij. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore në QKMF dhe më pas është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet për 48 orë.  /Telegrafi/

 

Exit mobile version